Republika e Kosoves

Gjilan

Inaugurohet fusha e sportive në Bresalc, kosto 23 mijë euro

2020/02/13 - 2:24

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtorët komunalë, kanë inauguruar fushën sportive në shkollën “Ibrahim Uruqi”, në Bresalc, projekt ky që kap vlerën prej 23 mijë euro, ndërkaq është bashkëfinancim i Komunës dhe klubit rotarian “Gjilani”.

“Jam i lumtur që sot e inauguruam këtë fushë të bukur sportive dhe jam i sgurtë që drejtori dhe stafi këtu do t’i ruajnë investimet. E uroj drejtorin Ejup Uruqin, mësimdhënësit dhe nxënësit. Tash e tutje, nxënësit do të kenë mundësi më të mëdha për realizimin e aktiviteteve sportive”, ka thënë Haziri.

Haziri ka paralajmëruar edhe realizimin e projektit tjetër për këtë shkollë në bashkëpunim me bankën gjermane KfË për eficinecë të energjisë, që përfshihet sistemi i ngrohjes, izolimi i kulmit, sistemi i ventilimit dhe ndriçimi LED.

Drejtori i shkollës “Ibrahim Uruqi”, e ka falënderuar kryetarin Haziri dhe drejtorët komunalë për realizimin e këtij projekti.

“Jo vetëm që janë gëzuar stafi e nxënësit, por janë gëzuar edhe komuniteti sepse edhe uikendeve janë këtu gjithmonë për t’i zhvilluar aktivitetet sportive. Lajm shumë i gëzueshëm është edhe zotimi i kryetarit për të filluar edhe me projektin e madh të efiçiencës së energjisë”, tha ai.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Valbona Tahiri, thanë se ky projekt ka përfunduar në afat rekord, ndërkaq janë zotuar se edhe projekti tjetër i proklamuar do të fillojë së shpejti, pasi sipas tyre, me këtë edhe do të ngritet cilësia në arsim.