Republika e Kosoves

Gjilan

Inspektorët e Gjilanit lirojnë hapësirat publike të cilat shfrytëzoheshin nga disa biznese pa u pajisur me leje

2022/08/06 - 1:05

Pas aksionit të Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan për hapësirat publike të bizneseve, të cilat nuk kanë aplikuar për leje për hapësirë publike, është bërë konfiskimi i tavolinave dhe karrigeve të cilat janë vendosur pa u pajisur me leje.
Drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka thënë se çdo biznes i cili shfrytëzon hapësirat publike duhet të pajiset me leje për shfrytëzim të hapësirës.
“Inkurajojmë çdo biznes që të sigurojë lejen dhe të vazhdojë punën”, ka thënë drejtoresha e Inspekcionit.