Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjilan

Ismajli: Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19

2020/11/16 - 11:14

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës me këtë virus.

Nënkryetari Ismajli ka bërë të ditur se Gjilani ka aktualisht 538 raste aktive me COVID-19.

Në emër të Komitetit, ai ka apeluar qytetarët që ta rrisin kujdesin në kohën kur është rritur infeksioni në Gjilan dhe në nivel vendi, që përfshinë rregullat bazë si bartja e maskave, mbajtja e distancës e pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme është si vijon: Nga 5923 mostra, 2060 persona kanë rezultuar pozitivë në total, 1461 të shëruar, 538 raste aktive, 62 të vdekur, 74 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat.