Republika e Kosoves

Gjilan

Kalendari i aktiviteteve për “Ditët të lirisë”

2018/06/11 - 8:33

19-vjetori i çlirimit të Gjilanit, do të shënohet me aktivitete të shumta, që fillojnë më 11 qershor dhe përfundojnë më 15 qershor, me një koncert të madh të ansambleve të qytetit.

Aktivitetet e ditës së parë, pas homazheve të varri i shkrimtarit Beqir Musliut, do të vazhdojnë me ekspozitën e librit të autorëve, pastaj promovimin e librit të autorit Nijazi Idrizi “I tillë ishte Hushi”, kushtuar dëshmorit Ibrahim Uruqi, për t`u përmbyllur me ndarjen e çmimit letrar “Beqir Musliu”. Të tri këto aktivitete zhvillohen në hapësirat e Bibliotekës së qytetit.

Më 12 qershor, aktivitetet hapen me homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët, pastaj mbahet seanca solemne e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” për Afrim Kqiku, Hafiz Gagica dhe Hasan Mala.

Në ora 12:00 bëhet hapja e Konsullatës së Shqipërisë.

Në ora 15:00 bëhet shpallja e më të dalluarve nga shërbim civil, arsim, shëndetësi, bujqësi, kulturë, rini dhe sport. Ky aktivitet zhvillohet në salla e Kuvendit.

Manifestimet e kësaj dite përmbyllen me ekspozitën kolektive të piktorëve gjilanas, e cila hapet në ambientet e Teatrit të Qytetit, në ora 18:00.

Dy ditët e fundit janë rezervuar për programe muzikore. Më 13 qershor, nga 12:00 mbahet koncerti për fëmije, para Teatrit të Qytetit, ndërsa më 15 qershor, nga ora 19:00 zhvillohet koncerti me ansamblet e qytetit të Gjilanit dhe rrethinës, me çka përmbyllet kalendari i shënimit të manifestimit “Ditët e Lirisë”.

Zyrtarisht, Gjilani e shënon 15-qershorin si ditë të çlirimit.

Agjenda:

11 Qershor 2018 

Ora 10:00 – Homazhe te varri i Beqir Musliut

Ora 11:00 – Ekspozita e librit të autorëve gjilanas  (Biblioteka e Qytetit)

Promovimi i librit të Nijazi Idrizit “I tillë ishte Hushi”, kushtuar dëshmorit Ibrahim Uruqit (Biblioteka e Qytetit)

Ndarja e Çmimit “Beqir Musliu” (Biblioteka e Qytetit)

 

12 Qershor 2018

Ora 10:00 Homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët

Ora 11:00 Seanca Solemne e Kuvendit Komunal të Gjilanit (Salla e Kuvendit)

Ceremonia e dhënies së çmimit “Qytetar Nderi” për Afrim Kqiku, Hafiz Gagica, Hasan Mala (Salla e Kuvendit)

Ora 12:00 Hapja e Konsullatës së Shqipërisë

Ora 15:00 Shpallja e më të dalluarve nga Shërbimi Civil, Arsimi, Shëndetësia, Bujqësia, Kultura, Rinia e Sporti (Salla e Kuvendit)

Ora 18:00 Ekspozita kolektive e piktorëve gjilanas – Foajeu i Teatrit të Qytetit

 

13 Qershor 2018

Ora 12:00 Koncerti për fëmije – Platoja e Teatrit të Qytetit

 

15 Qershor 2018

19:00 Koncert me ansamblet “Gjilani”, “Albafolk”, “Kaçaniku:, “Dasma” (Pozhoran), Kishnica,“Lahuta e Malësisë”- Gjilan, “Bajram Shabani” (Kumanovë).