Republika e Kosoves

Gjilan

Kampanja e pastrimit “Green & Clean” ka vazhduar në lagjet Iliria e Qendra, në shkollën “Thimi Mitko” mbillen drunj dekorativë

2022/05/06 - 3:55

Kampanja për pastrimin e Gjilanit “Green & Clean” ka vazhduar të premten në lagjet Iliria e Qendra, ndërkaq në oborrin e shkollës “Thimi Mitko” janë mbjellë drunj dekorativë.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i hedhin mbeturinat vend e pa vend, sikurse që i ka ftuar që t’i bashkohen kësaj kampanje.

“Qëllimi i kampanjës, përpos këtyre aktiviteteve të pastrimit të ambientit, është që të përçojmë mesazhe edukuese për ruajtjen e ambientit. Qëndrueshmëria e këtyre aktiviteteve do të jetë 365 ditë”, ka thënë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku.

Aksioni për pastrimin e ambientit do të vazhdojë të dielën (8 maj) në Përlepnicë, ku janë paraparë këto aktivitete:

08:00 Hiking (Klubi Alpin Gjilani)

10:00 Elimini i deponisë ilegale Përlepnicë

11:00 Pastrimi i fshatit Përlepnicë

13:00 Pastrimi i shkollës fillore (Skënderbeu )

15:00 Pastrimi i Pendës së Përlepnicës