2024/10/25 - 8:24
Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, ka pritur në takim këshilltarin për bashkëpunim edukativ dhe kulturor të ambasadorit të Francës, Olivier Guérot, Edourd Mayoral.
Tema të diskutimit në mes drejtorit Nuhiu dhe këshilltarit Mayoral, ishin përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Francës në Kosovë dhe Komunës së Gjilanit.
Është diskutuar edhe për shkollat ku ofrohet gjuha frënge, si gjuhë e dytë e huaj.