Republika e Kosoves

Gjilan

Këto janë disa nga kërkesat e banorëve të Velekincës

2024/06/07 - 2:48

Po vazhdojnë dëgjimet publike për buxhetimin me pjesëmarrje.
Banorët e Velekincës, kanë dhënë propozimet për projektet që duan të realizohen në vendbanimin e tyre.
Këto janë propozimet e zgjedhura nga banorët e ku pas dy javësh do të miratohet njëri për realizim.
1. Rregullimi i parkut “Naser Neziri” tek shkolla.
2. Klasë verore brenda shkollës.
3.Këndi i lodrave në shkollë.
4.Parku te lagjja e Lipovicëve.
5.Laboratore në shkollë.
6.Rregullimi i rrugëve alternative tek Tregu i Kafshëve.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati Leka, tha se kjo është formë e re dhe demokratike e buxhetimit, e cila për vitin e dytë rradhazi po implementohet në komunën tonë.
Ndërsa drejtoresha e Arsimit Albana Demiri, tregoi se janë edhe disa projekte që pritet të realizohen në arsim.
Ali Arifi, drejtor për Urbamizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se ky pilot projekt është formë e re e demokracisë, ku banorët vendosin vetë çfarë duan.
Bekim Salihu, drejtor për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, tha se ky projekt është bonus për Velekimcën dhe vlera është 40 mijë euro.
Ai shtoi se buxhetimi me pjesëmarrje siguron mundësinë që qytetarët të marrin rol aktiv dhe të përfshihen në vendimmarrje duke vendosur përmes votimit për projektet me prioritet
Kushtrim Ibrahimi, drejtor i Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim, i informoi banorët se vlera e projektit që do të realizohet në Velekincê është 40 mijë euro.
Ai ka falënderuar banorët për propozimet dhe i ka ftuar që pas dy javësh të votojnë njërin prej tyre, që do të realizohet më 2025.