Republika e Kosoves

Gjilan

Komuna e Gjilanit dhe Policia e Kosovës të vendosur në ruajtjen e sigurisë për qytetarët

2018/09/08 - 1:14

Gjilan, 8 shtator 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, Ragim Ajeti, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në këtë regjion, për angazhimin e përbashkët në shërbim të qytetarëve në përgjithësi pa dallime etnike e fetare.

Kryetari Haziri, ka thënë se Policia e Kosovës në regjionin e Gjilanit është bashkëpunuese e vazhdueshme dhe gjithnjë e gatshme për të vepruar conform detyrës që ka me ligjin e Republikës së Kosovës.

Ai ka falënderuar për angazhimin dhe punën e madhe që bëhet në koordinim të përbashkët për aktivitete të ndryshme në garantimin e sigurisë dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

Kurse, nga ana e tij Ragip Ajeti, kryetar i sindikatës, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me policinë në përgjithësi, nga të gjitha departamentet, por edhe për mbështetjen e madhe që ka dhënë për sigurinë e qëndrueshme publike.