2019/02/07 - 3:18
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune koordinatorin nacional pranë ICITAP-it për Siguri në Bashkësi – Policimi në Bashkësi dhe Bobby Long nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, me të cilët janë zotuar për bashkëpunim me qëllim që për një muaj të realizohet projekti “The Brand in the school”.
Përmes këtij projekti pretendohet të identifikohen personat të cilët mund të kenë stres post-traumatik, për t`i ndihmuar më tutje ata në përmirësimin e shëndetit mental, fizik, emocional etj.