Republika e Kosoves

Gjilan

Komuna e Gjilanit nderon veprën e dëshmorit, Mehmetali Behluli

2022/08/04 - 1:54

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku së bashku me drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe në sheshin qendror të fshatit Dobërçan, për të nderuar veprën e dëshmorit Mehmetali Behluli.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, është shprehur se Behluli erdhi nga mërgimi për ta mbrojtur atdheun.

“Sot, në këtë përvjetor, po e nderojmë dëshmorin Mehmetali Behluli, i cili erdhi nga mërgimi për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbrojtje të atdheut. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thënë nënkryetarja Morina-Bunjaku.