Republika e Kosoves

Gjilan

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini pret në takim vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian

2021/10/01 - 2:33

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emni ka pritur sot në një takim pune vëzhguesit e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Mrs. Turid Smith Polfus dhe Mr. Frederic Girard, të cilët i ka njoftuar punën e vendimmarrjes komunale, me përfaqësimin politik, etnik e gjinor, po edhe me sukseset dhe sfidat si dhe të arriturat e përgjithshme në funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së qytetarëve,

‘Përfaqësuesit e BE-së i njoftova me aktivitetet e Kuvendit Komunal të Gjilanit, me të arriturat dhe sfidat që ka pas organi vendimmarrës, me rolin e anëtarëve të Kuvendit dhe përfaqësimin  gjinor, etnik e politik, sikurse edhe me të arriturat e përgjithshme në funksion të përmirësimit të jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve që jetojnë në këtë mjedis’, ka thënë Kurteshi-Emini.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë këtu për të parë nga afër përgatitjet për zgjedhjet e 17 tetorit si dhe kapacitet e Komunave për të ofruar kushte për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për demokracinë dhe qeverisjen.

Kosova dhe komunat e saj kanë dhënë shembullin e mirë në organizimin e zgjedhjeve lokale e qendrore që nga viti 2000 e këndej si dhe njohjen dhe pranimin e rezultateve nga të gjitha subjektet politike.

Këto janë zgjedhjet e teta me radhë për pushtet lokal dhe mbahen më 17 tetor 2021.