2024/11/28 - 9:36
Kanë vazhduar festimet për nder të 28 nëntorit, ku kryetari i komunës, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, zv. ministrin e Mbrojtes Shemsi Sylën, deputetë nga Kuvendi i Kosoovës, drejtorë, këshilltarë e zytarë komunalë, ishin pjesë e shumë ngjarjeve.
Alban Hyseni, tha se kishin aktivitete të bukura dhe me plotë kuptim në Gjilan.
Ai ka treguar se fillimisht, vizituan panairin e artizanatit dhe produkteve vendore, ku u nderuan mjeshtrit tanë të artizanatit dhe u mbështetën prodhimet lokale.
Më pas, është zhvilluar një ligjëratë në shkollën “Musa Zajmi”, duke theksuar rëndësinë historike të 28 nëntorit.
I pari i komunës, tha se kanë vizituar gjithashtu Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, ku kishte nderin të jetë i shoqëruar nga zëvëndësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputetë dhe asambleistë.
Aktivitetet u përmbyllen me një koncert festiv në nderim të 28 nëntorit.
“Një ditë e mbushur me emocion, bashkëpunim dhe krenari kombëtare”, tha kryetari Alban Hyseni.