Republika e Kosoves

Gjilan

Kryetari Hyseni e ministri Çeku nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për projektin e stadiumit të qytetit në vlerë prej 15 milionë euro

2023/09/18 - 9:11

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Sportit, Hajrullah Çekun për projektin e stadiumit të qytetit në vlerë prej 15 milionë euro.
“Stadiumi i Qytetit po bëhet. Në vlerë prej 15 milionë euro, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me ministrin e Sportit, Hajrullah Çeku.
Si një nga projektet më të mëdha të komunës sonë dhe pas sfidave të shumta që na janë shfaqur tash e 2 vite për implementimin e tij, bashkë me nivelin qendror do të angazhohemi maksimalisht për zhvillimin e projektit të stadiumit të kategorisë 4 në Gjilan. Bashkë qeverisim, për sportin e sportdashësit!”, ka thënë kryetari Hyseni.