Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjilan

Kryetari Hyseni pret në takim drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, Donjetë Kelmendi, diskutojnë për ngritjen kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies sociale

2022/11/21 - 4:31

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim njoftues drejtoreshën e Koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), Donjetë Kelmendi, e cila shoqërohej nga drejtoresha e Qendrës së Kujdesit Ditor PEMA.

Ky takim ka ardhur në kohën kur po mbahet dhe punëtoria dy-ditore për planifikim, monitorim, buxhetim dhe kontraktim të shërbimeve sociale nga Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Departamentin për Politika Sociale dhe Familjare në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Në këtë takim është diskutuar për ngritjen kapaciteteve financiare në fushën e mirëqenies sociale.

Kreu i Komunës e ka falënderuar për vizitën zonjën Kelmendi, duke i ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës së Gjilanit.

Kryetari Hyseni është shprehur se këtë vit Komuna ka mbajtur afër 40 Dëgjime Publike për planifikimin buxhetor sa më të mirë dhe më gjithëpërfshirës, duke ftuar këtu dhe shoqërinë civile.​