Republika e Kosoves

Gjilan

Kryetari Hyseni: Rikthyem kontrollat mjekësore për pensionistët e qytetit tonë

2023/02/02 - 9:27

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se janë rikthyer kontrollat mjekësorë për pensionistët.

“Zotimin për trajtim të dinjitetshëm shëndetësor për pensionistët e qytetit e përmbushëm sot me rikthimin e kontrolleve mjekësore për ta”, ka thënë ai.

Nga sot e tutje, çdo javë, pensionistët e qytetit do të kenë kontrolla mjekësore bazike nga punëtorët shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, si:

🔸Matja e tensionit

🔸Matja e oksigjenit

🔸Matja e pulsit

🔸Metoda diagnostikuese përmes otoskopit/kontrollim i veshëve etj…