Republika e Kosoves

Gjilan

Lutfi Haziri e Besian Mustafa vizitojnë Kabin, Calabria, Floil, Bio dhe fermerin Verdi Rexhepi

2020/05/19 - 4:00

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë vizituar bizneset e Gjilanit si qumështoren KABI, fabrikën për përpunimin e mishit Calabria, fabrikën e vajit Floil, Bio Butique dhe fermerin Verdi Rexhepi.

Haziri e Mustafa pas vizitës, kanë thënë janë krenarë me produktet e këtyre gjigantëve të ekonomisë së Gjilanit dhe të cilët e furnizojnë edhe treguan e Kosovës dhe me gjerë.

“Këtyre kompanive agro-përpunuese do t’i mbështesim për zgjerimin e veprimtarive prodhuese, por edhe për zgjerimin e kapaciteteve eksportuese, që nga prodhimi i lëndës bazë, prodhimi e ambalazhimi”, ka thënë ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, pas vizitës.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri tha se brendet si Kabi, Calabria, Floil etj., janë krenaria e Gjilanit dhe Anamoravës.

“Unë besoj shumë në mbështetjen e Qeverisë ndaj këtyre prodhuesve për rritjen e kapaciteteve”, ka thënë Haziri.