Republika e Kosoves

Gjilan

Lutfi Haziri investitorëve gjermanë: Gjilani plotëson të gjitha kushtet për investime të mëdha private

2018/09/14 - 2:28

Gjilan, 14 shtator 2018 – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, së bashku me donatorët gjerman, të cilët janë investitorë potencialë për zhvillimin e prodhimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e drurit ‘Palma’, ku janë interesuar për kapacitetet prodhuese, kualitetin e prodhimit dhe mundësinë e investimit në fusha të ndryshme prodhuese.

Haziri në fjalën e tij gjatë vizitës në këtë fabrikë, ka thënë se investimet e huaja mundësojnë një zhvillim ekonomik dhe ndikojnë në rritjen e të punësuarve në vend, që është interesi më i madh për zbutjen e papunësisë që është tani.

Njëkohësisht Haziri ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Komunës për krijimin e kushteve që investimi të jetë i qëndrueshëm dhe të jetë i koncentruar në Gjilan, ku ka profesionistë të fushës dhe ka hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e çfardo biznesi.

“Gjilani ka fuqinë punëtore, ka profesionalizëm dhe nevojiten investime të cilat ngritin zhvillimin ekonomik. Ka fusha të shumta në të cilat mund të investohet, që nga bujqësi, e deri te përpunimi i drurit apo përpunime të tjera”.

Investitori gjerman Dr. Axel Eckart, udhëheqës i kompanisë EMCP AG, e cila ka perfeksion minierat dhe prodhimin në fusha te ndryshme, ka potencuar se Gjilani është një qendër e cila është urë lidhëse e fuqishme dhe një potencial i mundshëm për invesim dhe ndërtim të afarizmit. Njëkohësisht ai ka dhënë sinjalet pozitive për fillimin konkret të investimit, sepse sipas tyre fuqia punëtore dhe profesionale ekziston, lënda e parë gjithashtu dhe tregu sipas tyre në shumicë është i dedikuar për eksportim të produkteve në BE por edhe në tregun vendor.