Republika e Kosoves

Gjilan

Lutfi Haziri nderon me mirënjohje për solidaritetin për vëllezërit Zymberi, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër

2020/07/27 - 2:15

Kryetrari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka nderuar me mirënjohje vëllezërit Zymberi, që jetojnnë dhe veprojnë në Zvivër, për mbështetjen ndaj Gjilanit në vazhdimësi, e në kohën e pandemisë, në veçanti.

“Në fillimin e pandemisë, solidariteti qytetar dhe i njerëzve tanë ne Europë dhe në Gjilan, ka qenë shembulli më i mirë se si përballohen ditët e rënda. Nexhati është njëri nga vëllezërit Zymberi që jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës, por gjithmonë i lidhur me vendlindjen me vepra të mira, humanitet e solidaritet. I dëshiroj mirëseardhje në vendlindje dhe e falënderoj për humanitetin”, ka thënë me këtë rast, kryetari Haziri.

Ai iu ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve në vendlindje, derisa i ka falënderuar deri në gjunjëzim për mbështetjen e madhe ndaj Gjilanit, në ditët më të vështira.

Ndërkaq, biznesmeni i njohur nga Gjilani që jeton dhe vepron në Zvicër, Nexhat Zymberi, e ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mirënjohjen dhe vlerësimin, përderisa e ka përgëzuar për punën, angazhimin dhe kujdesin ndaj qytetarëve.

“Ne si mërgatë jemi të fokusuar dhe i përcjellim  në vazhdimësi zhvillimet në Gjilan. Duke i përcjellur zhvillimet e kemi parë që kryetari ynë, Lutfi Haziri, po e menaxhon si duhet qytetin. Faleminderit e Zoti ju shpërbleftë. Ndihem krenar me inestimet e mia nuk do të ndalem asnjëherë sepse jam bir i kësaj toke”, tha Zymberi.

Kjo nuk është hera e parë që vëllezërit Zymberi mbështesin vendlindjen. Ata, edhe në formë të anonimitetit, disa familje gjilanase i kanë bërë me kulm mbi kokë.

Përndryshe, kreu i Gjilanit, Luttfi Haziri, e ka nderuar me mirënjohje edhe xhematin e xhamisë së Regensdorfit, për mbështetje në kohë pandemie.