Republika e Kosoves

Gjilan

Mbahet panairi tradicional “Forco Traditën”

2024/11/27 - 6:10

Për nderë të festave të nëntorit, përkatësisht 112-vjetorit të Ditës së Flamurit, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe ajo e Bujqësisë me organizatën “OJQ Gruaja Hyjnore ” kanë organizuar panairin tradicional “Forco Traditën”.

Në panair ishin edhe kryetari i Komunës Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Zhvillim Eonomik Enver Shabani, drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, ai i Kulturës Kushtrim Zeqiri dhe drejtorë, këshilltarë e zyrtarë të tjerë komunalë.

Panairi tradicional “Forco Traditën”,,është një aktivitet që synon të promovojë dhe ruajë trashëgiminë kulturore, traditat dhe produktet vendore të Komunës së Gjilanit.

Ky panair u zhvillua me rastin e Festave të Nëntorit dhe ofron një mundësi për artizanalet, prodhuesit lokalë dhe fermerët që të prezantojnë produktet e tyre.

Panairi gjithashtu ka për qëllim të fuqizojë gratë dhe bizneset e vogla, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të komunës.