Republika e Kosoves

Gjilan

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

2020/09/11 - 2:25

Gjilan, 11 shtator 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar sot për emërimin e Meral Sadriu-Vokshi, drejtoreshë për Buxhet dhe Financa, e cila është e diplomuar në shkecat e ekonomisë, tashmë e dëshmuar me përvojë pune në këtë lëmi, në sektorin privat.
“Në bazë të vendimit, prej datës 14 shtator 2020, emërohet në detyrën e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa, Meral Sadriu-Vokshi. Ajo ka qenë e angazhuar në sektorin privat dhe është e dëshmuar në lëminë e ekonomisë. Drejtoresha do të zëvendësoj drejtorin, tashmë të ndjer, Zijadin Maliqi, i cili është ndarë nga jeta, javë më parë”, theksoi kryetari në njoftimin e tij.
Konfirmoj se jemi duke bërë riorganizimin dhe ristrukturimin e bordit të drejtorëve dhe stafit të brendshëm.
“Nënkryetari Arbër Ismajli është duke bërë vlerësimet në disa sektor, gjithashtu edhe drejtorët janë autorizuar dhe po punojnë në vlerësimet brenda përgjegjësisë që kanë deri në funksionalizimin e plotë. Do të vazhdohet kështu me qëllimin e vetëm, ngritjen e nivelit të detyrës dhe punës deri në maksimum, për shërbim të denjë ndaj qytetarëve”, ka përfunduar kryetari Haziri. ​