Republika e Kosoves

Gjilan

Morina Bunjaku: Po festojmê një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë

2024/06/18 - 8:14

Me aktivitete të ndryshme nga Komuna e Gjilanit është shênuar 25 vjetori i Ditës së Çlirimit.
“Në emër të kryetarit të komunës Alban Hyseni, uruam të gjithë qytetarët për 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit”, tha nënkryetarja e Komunës së Gjilanit.
Leoonora Morina Bunjaku, shtoi se janë mbledhur për të shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë – 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Sipas saj në këtë ditë solemne, nderojnë të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
“Kujtojmë me respekt dhe mirënjohje dëshmorët, heronjtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë që na dhanë mundësinë të jetojmë të lirë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm”, tha ndër tê tjera nënkryetarja Morina Bunjaku.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Gëzuar ditën e çlirimit!