Republika e Kosoves

Gjilan

Në Gjilan hapet edicioni i tretë i ekspozitës “Salloni i Gjilanit 2020”

2020/11/25 - 10:53

Në kuadër të festave të nëntorit, në muzeun e qytetit në Gjilan është hapur edicioni i tretë i ekspozitës tradicionale “Salloni i Gjilanit” 2020.

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Deniza Limani, theksoi mbështetjen ua ka dhënë artistëve për realizimin e këtij projekti kulturor.

Ekspozitën e hapi skulptori Avni Behluli, i cili e falËnderoi DKRS që mundësuan shoqatën ta realizojnë ekspozitën “Salloni i Gjilanit” 2020.

Në këtë ekspozitë në kushte të pandemisë u prezantuan 17 artistë me nga dy punime nga katër shtete.

Në këtë ngjarje u nderuan me mirënjohje të gjithë artistët.

Çmimi “Salloni i Gjilanit” 2020 këtë herë u takoi:

Sabri Rushiti për Grafikë (Gjilan),

Leoneta Avdyli për pikturë ( Bujanoc) dhe

Adem Kqiku për pikturë (Kamenicë).

Ndryshe, ekspozita do të mbetet e hapur deri më 4 dhjetor për vizitorët.