Republika e Kosoves

Gjilan

Në Kravaricë banorët votuan për rregullimin e terrenit sportiv të shkollës

2024/06/21 - 2:03

Banorët e Kravaricës, kanë votuar për rregullimin e terrenit sportiv të shkollës.
Kjo u bë në kuadër të projektit të buxhetimit me pjesëmarrje me moton “Merr pjesë, vendos”.
Kravarica, është përzgjedhur për realizimin e këtij projekti më 2025 për të cilin vendosën banorët.
Vlera e këtij projekti që do të realizohet në Kravaricë është 30 mijë euro.