Republika e Kosoves

Gjilan

Njoftim për pengesa në rrjet të sistemit të gjendjes civile dhe intranet

2022/08/01 - 11:40

Të nderuar qytetarë të komunës së Gjilanit,
Ju njoftojmë se që nga mëngjesi i ditës së sotme jemi ballafaquar me pengesa në rrjet përkatësisht në Sistemin e Gjendjes Civile dhe në Intranet, me ç’rast kohë pas kohe janë duke u krijuar radhë të pritjes së qytetarëve për marrjen e shërbimeve.
Kjo problematikë është reflektuar në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, pasi që sistemi është unik për të gjitha Komunat.
Më tutje, ju njoftojmë se jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente me kërkesë për reagim sa më të shpejt në sanimin e gjendjes së krijuar.
Zyrtarët e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme janë duke e dhënë maksimumin e tyre, për të trajtuar me prioritet të gjitha çështjet që parashtrohen!
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj!
Me respekt,
Doruntina Hasani
Drejtoreshë e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme
Komuna e Gjilanit