Republika e Kosoves

Gjilan

Njoftim për takimin e madh publik të Kryetarit (30 qershor)

2021/06/11 - 2:22

Komuna e Gjilanit fton qytetarët në takimin (debatin) publik i cili do të mbahet me Kryetarin e Komunës, z. Lutfi Haziri dhe ekipin e tij, ku do të prezantohen sukseset, të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2021.
Kryetari i Komunës fillimisht do të prezantojë sukseset, të arriturat dhe sfidat në pika të shkurta dhe pjesa tjetër e debatit do të jetë diskutim me qytetarët.
Vërejtje: Obligohen të gjithë pjesëmarrësit në këtë dëgjim publik që t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Datë: 30 qershor 2021, ora: 11:00 – 12:00
Vendi i mbajtjes : Teatri i Qytetit