Republika e Kosoves

Gjilan

Përfundon projekti “Duane Liqenin Tuaj”

2020/08/01 - 12:53

Dje ka përfunduar projekti “Duane Liqenin Tuaj’’, i cili ka pasur për qëllim pastrimin e hapësirës për rreth liqenit të Livoqit. Aktivitetet për pastrimin e liqenit kanë qenë të parapara të organizohen me aktivistë dhe vullnetarë, mirëpo për shkak të pandemisë COVID-19 nuk ka qenë e mundur një organizim i tillë dhe si rrjedhojë e kësaj situate AZHR LINDJE ka kontraktuar kompaninë Rajonale ECO – Higjiena për mirëmbajtjen e hapësirave rreth liqenit gjatë katër muajve dhe atë nga muaji prill deri në fund të këtij muaji.

Në kuadër të këtij projekti janë vendosur dy (2) konteinerë për mbeturina në mënyrë që vizitorët e liqenit të kenë vend të caktuar ku të hudhin mbeturinat e tyre dhe që të ruhet bukuria e hapësirës rreth liqenit.

Po ashtu, janë vendosur dy pano informuese nga ku vizitorët e liqenit mund të informohen për madhësinë dhe thellësinë e liqenit, llojet e peshkut që jetojnë aty, si dhe shenja vetëdijesuese për ruajtjen dhe mbrojtjen e hapësirave rreth liqenit.

“Duam t’i falenderojmë të gjithë partnerët për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë implementimit të këtij projekti, veqanerisht zyrën e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, DKA’në DKRS’në, Drejtorinë për Inspekcion. Lusim të gjithë peshkatarët rekreativ sportiv dhe të gjithë vizitorët që të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë ambientin pranë liqenit duke hudhur mbeturinat në kontinierët e vendosur”, ka thënë Agim Zeka, drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillim Rajonal -lindje.

Projekti “DUANE LIQENIN TUAJ” ka qenë në kuadër të programit “Empower – Engage – Build Oënership”, financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga Zyra e BE në Kosovë, mbështetur nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe implementuar nga AZHR – Lindje.

#DuaneLiqeninTuaj