Republika e Kosoves

Gjilan

Program festiv për nder të Kurban Bajramit

2024/06/21 - 8:21

Për nder të Bajramit të Kurbanit, është mbajtur program festiv nga ShML “Medreseja Alaudin” paralelja në Gjilan, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.
Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, të pranishëmit i përshëndeti nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku.
Më tej ajo përgëzoi Medresenë, duke shpreh gatishmërinë për mbështetjen e çdo aktiviteti si dhe tregoi rëndësinë e edukimit dhe parandalimin e dukurive negative në shoqëri.
Të pranishëmit i përshëndeti edhe koordinatorja e shkollës Merita Boroci, e cila uroi dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrje, duke treguar rëndësinë e Medresesë në vendin tonë
Nê këtë program festiv ishin edhe përfaqësues nga medreseja amë, Fakulteti i Studimeve Islame, kryetarë të Këshillave të Bashkësisë Islame, deputete, përfaqësuese të departamenteve të femrave, Arbnora Fejza Idrizi artiste e origamit me rekorde të Guenisit, drejtor të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit, përfaqësues të organizatave rinore etj.
Programi për nder të festës së Bajramit ishte i pasur me ilahi dhe dokumentar për Medresen.
Po ashtu u shfaq drama “Kohë e Vështirë”, me skenografi të prof. Sevdije Arifi Osmani dhe në regji të aktorit Qëndrim Kqiku.
Luajtën nxënësit: Sufjan Murati- Dijetari, Esma Kllokoqi- Libriotekistja, Uvejs Ajeti- student i filozofisë dhe Erduan Emini- student i sociologjisë.