Republika e Kosoves

Gjilan

Sot hapet Panairi ‘e JONA’ në Gjilan – promovon bizneset shqiptare

2022/07/27 - 10:40

Sot hapet ngjarja më e madhe e organizuar ndonjëherë në qytetin e Gjilanit, Panairi dhe festivali mbarëkombëtar ‘e JONA’

Panairi dhe festivali E JONA me data 27, 28 dhe 29 Korrik këtë vit shënon edicionin e parë.

Ky event përfshinë tri aktivitete paralele si:

Panairin e bizneseve mbarë kombëtare dhe takime të bizneseve (B2B) i cili do hapet me 27 korrik ne orën 13:00 në Sallën e Sportit Bashkim Selishta.

Panairin shitës në sheshin e qytetit me bizneset e vogla (B2C) i cili do jetë i hapur për vizitorë tre ditë ora 14:00 deri në 22:00 në datat 27, 28 dhe 29 korrik 2022.

Koncerti festiv i përcjellur me ushqime, festën e birrës e të verës, ku do ofroj atmosferë të paharruar me zhanre të ndryshme të muzikës për tre ditë radhazi ora 20:00 deri në 22:00, në datat 27, 28 dhe 29 korrik 2022.

Ceremonia e hapjes së Panairit Biznesor

27 KORRIK 13:00-14:30
Salla e Sportit “Bashkim Selishta”

Fjalime hyrëse për mirëseardhje:
Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni,
Zëvendëskryeministri i parë z. Besnik Bislimi,
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla-Schwarz,
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati,
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Qemajl Minxhozi.

Pjesëmarrësit në këtë panair janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe Diaspora me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve të trevave shqiptare.

Në këtë vit të nisjes së kësaj tradite, Komuna e Gjilanit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbështetur të gjitha bizneset vendore që janë ekspozues në panairin ‘e JONA’ me 90% të shumës së pjesëmarrjes.

Synimi i panairit ‘e JONA’ është që të shndërrohet në panair të përvitshëm dhe traditë, ku çdo vit do të synohet rritja e ekspozuesëve dhe mysafirëve, duke ndikuar kështu në rritjen ekonomike në regjionin e Anamoravës.

Prodhuesit shqiptarë kudo që janë, tashmë do të mblidhen në një vendtakim. Bizneset do të kenë mundësinë të njoftohen rreth veprimtarisë së njëri tjetrit dhe të ndërtojnë marrëdhënie bashkëpunimi për shkëmbimin, shpërndarjen dhe promovimin e ndërsjellë të produkteve të veta në mbarë tregun shqiptar.

Aktivitetet e ditës së dytë të Panairit Biznesor

28 KORRIK 13:00-15:00
Salla e Sportit “Bashkim Selishta”

Panel diskutimi I

Potenciali dhe mundësitë e investimeve në komunën tonë

Folësit:

Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni
Kryetar i komunës së Kamenicës – Kadri Rahimaj
Kryetari i Komunës së Tetovës – Bilall Kasami
Rektori i Universitetit Kadri Zeka – Bajram Kosumi
Drejtor i Institutit për Studime Urbane në Kolegjin UBT – Shqiprim Ahmeti
Kryetari i Komunës së Çairit – Visar Ganiu
Kryetari i Komunës së Shtimes – Qemajl Aliu

Panel diskutimi II

Potenciali dhe mundësitë e investimeve në komunën tonë

Folësit:

Naim Ismaili – PO FIX – biznes nga komuna e Tetovës
Ekrem Shahini – Palma mobilje, biznes nga komuna e Gjilanit
Ibrahim Krivaqa – Kompania Albimi, biznes nga komuna e Gjilanit​