Republika e Kosoves

Gjilan

Sot në Gjilan ndizet “Flaka e Janarit 2019”

2019/01/11 - 9:44

Sot, më 11 janar 2019, në Gjilan nis manifestimi kulturor mbarëkombetar “Flaka e Janarit 2019”, edicioni i 28-të, i organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që u kushtohet të gjithë dëshmorëve të rënë për liri.
Agjenda e aktiviteteve:
11 janar 2019 
Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët e shtatoret në qytet
Ora 10:30 – Vizitë në Kazermën e FSK-së në Gjilan
Ora 11:00 – Vizitë në familjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës
Ora 17:00 – Ndezja e flakadanit të “Flakës…”, para shtatores së heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.
“Flaka e Janarit” është aktiviteti më i madh kulturor mbarëkombëtar.