Republika e Kosoves

Gjilan

Të martën ceremonia e nënshkrimit të zotimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin

2023/02/01 - 11:49

Ftesë

Të dashur bashkëqytetarë/e,

Kryetari Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve, ka kënaqësinë që t’ju ftoj në ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive.

Datë: 7 shkurt 2023 (e martë)

Vendi: Shkolla e Mesme e Muzikës

12:00 – 14:00

Mirë se vini!