Republika e Kosoves

Gjilan

Vazhdon trajnimi i mësimdhënësve

2024/06/19 - 11:21

Programi “Vlerësimi nga Kolegu” i mbështetur nga Bashkimi Europian po vazhdon tash 8 muaj.
Albana Demiri, drejtoreshë e Arsimit, tha se ky program zgjati rreth tetë muaj nga marrëveshja e bashkëpunimit mes KosEd dhe DKA-së, që nga implementimi i tij në shkollat tona, e deri sot ku i shpërndamë edhe certifikatat për 50 mësimdhënës të trajnuar.
“Ky program do të sjellë metoda të reja në mësimdhënie, metoda kreative, e njëkohësisht do të zbehë metodat tradicionale të mësimdhënies”, tha Albana Demiri.
Drejtoresha e Arsimit, më tej shtoi se nga muaji shtator i vitit të ri akademik, ky program do të vazhdojë edhe për mësimdhenësit e tjerë dhe shkollat tjera, duke pëfshirë kështu një numër më të madh të pjesëmarrësve.
Sipas saj në vitet në vazhdim pretendohet të përfshihen të gjithë mësimdhënësit e komunës sonë.