Republika e Kosoves

Gjilan

Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport


Bashkim Nexhipi, përgjegjës

02.06.1973, Gjilan
Telefoni: 044/ 757 026


Aktor i diplomuar në Akademinë e Arteve, dega e Aktrimit në Prishtinë dhe magjistër i diplomuar në Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare – Prishtinë. Ka realizuar 15 role në teatër, 7 role në film.

Bashkim Nexhipi është regjisor dhe skenarist i shumë programeve televizive për femijë e të rinj dhe regjisor e skenarist i programeve festive për televizione të ndryshme: TV Vali,TV Men, TV Prizreni, TV Syri (Gjakovë), TV Mitrovica, TV Liria (Ferizaj), me titull: ,,Gilani per Ju” 2001, 2002, 2003, 2006.

Është pronar i Qendrës së Kulturës “Laboratorium” – Gjilan, ku ka realizuar 3 shfaqje për fëmijë dhe 2 shfaqje për të rinj.

Është fitues i shumë çmimeve të ndryshme në festivale.

Ka realizuar projekte të shumta kulturore–artistike e argëtuese për fëmijë dhe të rinj (mbi 50 projekte nga viti 2003-2013) me Qendrën e Kulturës “Laboratorium”, e shpallur Qendra më e suksesshme nga Kuvendi Komunal në Gjilan, per disa vite me radhe.