Republika e Kosoves

Gjilan

Sport

Fushëveprimtaria:

Njësia për Sport realizon aktivitete të planifikuara, duke udhëhequr me të gjitha resurset komunale të cilat ndërlidhen me sportin.

Mban kontakte të rregulllta me të gjitha klubet e Komunës së Gjilanit, duke u përkujdesur që t’i ofrojë në shfrytëzim ambientet publike në mënyrë të barabartë.

Aktivitetet e Njësisë së Sportit, konsistojnë në përgatitjen e një ambienti të përshtatshëm për zhvillimin dhe masivizimin e sportit në Komunën e Gjilanit.

Njësia e Sportit krijon politika zhvillimore të cilat favorizojnë zhvillimin dhe promovimin e sportistëve në nivel vendi dhe gjithashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Njësia e Sportit përkujdeset për krijimin e programit vjetor të zhvillimit të sportit të Komunës së Gjilanit duke përfshirë edhe ndihmën financiare të cilën tradicioalisht e akordon komuna.

Bënë regjistrimin e klubeve, krijon evidencen dhe bënë marrveshje të ndryshme me klube të Komunës osë nga jashtë në funksion të krijimit të një ambienti sa më miqësorë për sportin në Komunë