Republika e Kosoves

Gjilan

Biblioteka ligjore është në dispozicion të qytetarëve

2009/06/03 - 12:00

Komuna inkurajon qytetarët dhe shërbyesit civilë që ta vizitojnë bibliotekën ligjore, sa herë që kanë nevojë dhe e shohin të dobishme për ta bërë një gjë të tillë.

Gjilani është një shembull i mirë i rrespektimit të ligjit për qasje në dokumenta zyratre dhe i transparencës me publikun. Për ta ndërtuar sa më korrekt këtë raport me qytetarët e vetë, komuna e Gjilanit ka hapur bibliotekën ligjore, e cila është në dispozicion të përhershëm të publikut dhe, deri më tani, atë e kanë vizituar një numër relativisht i mirë i të interesuarve.

 
Qasja në dokumentat zyrtare është një e drejtë qytetare, që nuk mund t`i mohohet asnjë personi, i cili ndjek procedurat e parapara për të arritur deri te një dokument i tillë, pos në rastet kur cenohet siguria publike, privatësia ose integriteti i i individit dhe të tjera.
 
Qasje në dokumenta zyrtare iu mundëson qytetarëve që ata të jenë pjesë aktive në proceset vendimmarrëse dhe garanton transparencën e institucioneve me publikun. Prandaj, Komuna inkurajon qytetarët dhe shërbyesit civilë që ta vizitojnë bibliotekën ligjore, sa herë që kanë nevojë dhe e shohin të dobishme për ta.
 
Në bibliotekën ligjore, qytetarët mund t`i gjejnë vendimet dhe rregulloret komunale si dhe vendimet dhe ligjet e Qeverisë dhe të Parlmenatit të Kosovës. Duke e shfrytëzuar këtë mundësi që ofron biblioteka ligjore, qytetarët mund të mësojnë dhe t`i njohin më shumë ligjet dhe rregulloret në fuqi.