Republika Kosovo

Gnjilane

Njoftim për bllokim të rrugës “Bulevardi i Pavarësisë”

2022/07/25 - 1:25

Për shkak të përgatitjeve për Panairin Mbarëkombëtar E JONA, i cili do të mbahet për herë të parë në Gjilan nga data 27-29 korrik, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” (prej rrethit te Teatri i qytetit e deri te rrethi afër Stacionit të autobusëve) do të bllokohet për qarkullim të automjeteve sonte (e diel) prej orës 22:00 deri më 31 korrik, në ora 06:00.
Luten qytetarët që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative.
Ju faleminderit për mirëkuptim!