Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjilan

Kryesuesi i Kuvendit

ARIANIT SADIKU

U lind më 16.08.1986 në Gjilan.
Vendbanimi: Gjilan, rruga “Vëllezërit Baftiu” (lagja e Balecit).

Është i martuar.

Përgatitja shkollore:

Pasi përfundoi arsimimin bazë në SH.M.L teknike “Mehmet Isai” në Gjilan, drejtimin e Komunikacionit, vazhdoi studimet në fakultetin Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Komunikacionit Rrugor.

Aktivitetet

Arianait Sadiku është aktivist i hershëm politik dhe i çështjes kombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2005 ishte anëtar i rinisë së Kryqit të Kuq në Gjilan, njëherit edhe bashkëthemelues, ku kishte rolin e ligjëruesit në mbajtjen e trajnimeve për vetëdijesimin e të rinjve për efektet negative të drogës, duhanit, alkoolit etj., si dhe në aktivitetet e tjera humanitare të kësaj organizate.

Nga viti 2005 është angazhuar si aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE, ku mban pozitën e sekretarit organizativ të Qendrës në Gjilan.

Ky është mandati i dytë i tij në Kuvendin Komunal (2017-2021, 2021-2025).

Kryesues i Kuvendit është zgjedhur në seancën e datës 6.01.2022, për mandatin vijues 4-vjeçar.