Republika e Kosoves

Gjilan

Latif Maliqi

I lindur më 3 shkurt 1972 në Malishevë të Gjilanit.

Profesioni: Teknik i makinerisë.

Model i njeriut i cili angazhohet në çdo kohë për të mirën e përgjithshme. Humanizmi është hobi i tij.

Është aktivist i kahmotshëm i LDK-së, nënkryetar i Nëndegës në Malishevë e pastaj edhe kryetar i Nëndegës.

Njëherësh, është edhe kryetar i Këshillit të fshatit Malishevë.

Aktualisht është menaxher i kompanisë familjare “Gris -Tr”.

Ky është mandati i tij i parë në Kuvendin Komunal, pasi doli fitues në zgjedhjet lokale 2021.