Republika e Kosoves

Gjilan

Mimoza Kadriu Qerimi

• E lindur me 08.05.1982, në Gjilan.

• Shkollën fillore e mbaroi në ”Musa Zajmi”, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

• Në vitin 2006 mbaroi fakultetin në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dega Psikologji.

• Në vitin 2011 mbaroi studimet postdiplomike në Universitetin Shtetëror të  Tetovës dhe mori titullin magjistër i Psikologjisë Klinike.

• Tani vijon studimet e doktoratës në Universitetin Evropian të Tiranës.

Eskperiencat

• Nga viti 2006 punon profesoreshë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan.

• Në vitin 2011 u zgjodh kryetare e Grupit joformal të grave, ku është shpërblyer me mirënjohje nga kryetari i Komunës, për kontributin e dhënë në ngritjen e pozitës së gruas në shoqëri dhe vendimarrje.

• Në vitin 2013-2014 punoi asistente në Universitetin e Prishtinës.

• Në vitin 2013 bashkë me disa kolege themeluan Qendrën psikologjike “Aponia” në Gjilan dhe punoi në projektin “Dhuna në familje” të realizuar në disa shkolla të Gjilanit.

• Nga viti  2007 deri me sot, është këshilltare në Kuvendin Komunal, duke arritur mandatin e pestë.

• Nga viti 2018 – psikologe në Qendrën psikosociale ”Dritë” në Gjilan.

• Nga viti 2009 – trajnere për edukim qytetar, në organizatën “Civitas Kosova”

• Eksperte lëndore në Ministrin e Arsimit dhe Teknologjisë.

• E certifiuar për pjesemarrje aktive në shumë seminare dhe trajnime, konferenca shkencore, punëtori dhe vizita studimore.

Mirenjohjet:

• Mirënjohje nga drejtoria e Gjimnazit “Zenel Hajdini”

• Mirënjohje nga Kuvendi Komunal i Gjilanit

• Mirënjohje nga kyetari i Komunës se Gjilanit.

Mimoza Kadriu Qerimi është e martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në Gjilan.

Mkadriu82@gmail.com