Republika e Kosoves

Gjilan

Sami Ahmeti

I lindur më 26 dhjetor 1967, në Zhegoc. Ka kryer studimet bachelor dhe master për ekonomi, drejtimi Menaxhment.
Gjatë viteve të 90’ta është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ka dhënë kontribut në pajtimet e gjaqeve dhe ngatërresave në Malësinë e Zhegocit qysh në kohën si student. Ka qenë pjesë edhe e Këshillit të Financimit.
Nga fillimi i vitit 1992 deri në vitin 2003 punoi mësimdhënëst në fshatin Zhegoc dhe Verbicë të Zhegocit.
Në orët e liga për popullin shqiptar, Sami Ahmeti, iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë me familjen.
Nga viti 2000 deri në vitin 2002, ishte asamblist në Komunën e Gjilanit nga radhët e LDK-së.
Nga viti 2003 deri në vitin 2019, punoi në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në detyrën e Zyrtarit për Mirëqenie Sociale.
Nga viti 2000 deri në vitin 2007 ka qenë anëtar i Komitetit Komunal për ri-ndërtim dhe banim. Nga viti 2007 deri në vitin 2016 ka qenë anëtar i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Nga vitet 2016 deri në vitin 2021 ka qenë anëtar i Komitetit për pronë dhe banim.
Ka qenë anëtar i Komisionit për mbledhjen dhe identifikimin e të vrarëve dhe të plagosurve nga lufta e fundit në Kosovë në Zonën e Karadakut. Gjithashtu, ka qenë edhe anëtar i Komisionit për evidentimin e dëmeve të luftës në Zhegoc, nga i cili Komision janë shtypur tre vëllime librash. Ka qenë edhe hartues i planit trevjeçar të banimit social në Komunën e Gjilanit.
Që nga viti 2019 mban pozitën e Shefit të Administratës dhe Financave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Gjilanit.
Gjatë kohës së luftës në Kosovë, shtëpitë e familjes së tij ishin baza të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shtëpinë ku jetonte me familje e ofroi për shërbime mjekësore për ushtarët dhe civilët e plagosur nga forcat serbe.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë.