Republika e Kosoves

Gjilan

Detyrat dhe përgjegjësitë

Njësia për të Drejtat e Njeriut- Gjilan
Koordinator: Zija Ramadani

Detyrat dhe përgjegjësitë e NJDNJ-së

Njësitë për të Drejtat e Njeriut ( NJDNJ ) janë themeluar sipas Udhëzimeve Administrtive-MAPL

Nr. 2008/02, Nr. 2011/01 dhe Nr. 2011/04, si mekanizëm i qëndrueshëm dhe përgjegjës për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut  në nivelin komunal, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe politikat e institucioneve të R. Kosovës.

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në komuna (NJDNJK) ka këto përgjegjësi:

1.    Ndërmerr të gjitha masat e nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivelin komunal;
2.    Monitoron përputhshmërin e respektimit  të standardeve për të drejtat e njeriut në këto fusha: mundësitë e barabarta, mbrojtje nga diskriminimi, barazi gjinore, të drejtat e fëmijëve, personat me aftësi të kufizuar, të drejtat e komuniteteve, përdorimi i gjuhëve dhe kundër trafikim me qenie njerëzore;
3.    Këshillon në hartimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve të nxjerra nga Kuvendi Komunal konformë standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe legjislacionit vendor;
4.    Monitoron aktivitetet e komunës dhe këshillon zyrtarët lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut;
5.    Harton dhe zhvillon planet e veprimit, identifikon nevojat për ngritjen e kapaciteteve dhe planifikon zbatimin e aktiviteteve të NJDNJ-së;
6.    Monitoron zbatimin e Ligjeve, Planet dhe Strategjitë e miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës;
7.    Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me strukturat e nivelit komunal dhe OJQ-të në sferën e mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriut;
8.    NJDNJK me qëllim të realizimit të përgjegjësive bashkëpunon me institucionet e jashtme, duke përfshirë edhe Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës; dhe
9.    Trajton kërkesat e adresuara nga banorët e komunës lidhur me të drejtat e njeriut dhe informon ata lidhur me to (këshillon ata për mënyrën e realizimit të drejtave të tyre).

NJDNJK duhet të përbëhet nga 3 deri në 7 zyrtarë duke përfshirë edhe koordinatorin.
Por shumica e komunave të cilat kanë themeluar NJDNJ-të kanë nga 3 zyrtar.
Edhe NJDNJ në Gjilan përbëhet nga 3 zyrtar të cilët monitorojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut në komunë duke përfshirë: barazia gjinore, të drejtat e fëmijëve, Persanat me Aftësi të Kufizuar, të drejtat e minoriteteve, mundësi të barabarta, mbrojtje nga diskriminimi, kundër trafikimi me qenie njerëzore etj.

Adresa: NJDNJK në Gjilan gjendet në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” p.n. (objekti i Teatrit të qytetit)
Tel.0280-326-428 (lokali 112)
E-mail: Zija Ramadani