Republika e Kosoves

Gllogoc

📌𝐅𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐓𝐮𝐛𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧

2024/06/10 - 3:56

Në vështrim të nenit 68, Kreu i IX- Demokracia e Drejtpërdrejtë dhe Mekanizmat e Pjesëmarrjes së Qytetarëve, pika 68.1, 68.2 dhe 68.3 që ka të bëjë me informimin publik dhe konsultim të Ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale, nenit 21, 22, 23, 24, 25 të Statutit të Komunës së Drenasit, nenit 7 pika 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të Rregullores Komunale për Transparencë si dhe nenit 17 të Udhëzimit Administrativ për Administratë të Hapur në Komuna, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci:
O R G A N I Z O N
Tubim me publikun
Të 𝐩𝐫𝐞𝐦𝐭𝐞𝐧 më datën 𝟮𝟴.𝟬𝟲.𝟮𝟬𝟮𝟰 duke filluar në orën 𝟏𝟒:𝟎𝟎.
Tubimi me publikun do të mbahet në Sallën e Kuvendit dhe ftohen të gjithë qytetarët dhe subjektet e interesuara të Komunës, të marrin pjesë në këtë Tubim Publik duke ju përmbajtur terminit të caktuar më lart.
Në këtë Tubim me publikun përfaqësuesit e Komunës do të informojnë pjesëmarrësit për aktivitetin e Komunës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, për të arriturat, vështirësitë dhe synimet, si dhe investimet kapitale, ndërsa pjesëmarrësit mund t’u shtrojnë pyetje dhe të japin propozime përfaqësuesve të zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë dhe çështje tjera në interes të qytetarëve të Komunës.