Republika e Kosoves

Gllogoc

Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka viziton disa shkolla, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

2025/01/08 - 2:56

Drejtori i DKA-së, Muhamet Gjoka viziton disa shkolla, uron fillimin e gjysmë vjetorit të dytë

 

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka së bashku me stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar disa shkolla të Komunës së Drenasit, ku edhe ka uruar për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2024-2025.

 

Gjoka ka uruar nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për këtë gjysme vjetor të dytë, duke ju theksuar se arsimi ka qenë dhe mbetet prioritet i DAK-së dhe Komunës.

 

“Ju përgëzoj dhe uroj që ky gjysme vjetor të sjellë suksese të reja dhe të jetë një vit i mbarë.. Arsimi ka qenë, është dhe mbetet prioritet i qeverisjes tonë. Sukseset në arsim kanë marrë mirënjohje në të gjitha nivelet si i shkëlqyer, prandaj përgëzoj nxënësit, prindërit dhe menaxhmentin arsimor në të gjitha nivelet për këto arritje” ka thënë drejtori Gjoka.