Republika e Kosoves

Gllogoc

Kryetari Lladrovci vlerëson me mirënjohje mësimdhënësit e Matematikës

2024/12/27 - 4:38

Kryetari Lladrovci vlerëson me mirënjohje mësimdhënësit e Matematikës

 

Më rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë ndarë mirënjohje për mësimdhënësit e lëndës së Matematikës, të cilët ishin pjesëmarrës në organizmin e garave të matematikës.

 

Kryetari Lladrovci vlerësoj lartë kontributin e mësimdhënësve dhe angazhimin e tyre që nxënësit e Drenasit të arrijnë rezultatet jo vetëm në garat republikane, por edhe me gjerë, po Lladrovci ka përgëzuar edhe nxënësit e prindërit për rezultatet e arritura.

 

Gjatë këtij viti, Shoqata e Matematikanëve të Drenasit, kanë organizuar fillimisht garat komunale në matematikë, pastaj ato nacionale si dhe regjionale, ku nxënësit e komunës sonë, kanë treguar çdo herë rezultate të kënaqshme në konkurrencë me bashkëmoshataret e tyre.