Republika e Kosoves

Gllogoc

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

2024/06/13 - 4:09

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Të enjten, në Sallën e Kuvendit është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të cilën e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ndërsa të pranishëm ishin, koordinatorja e KKSB-së, Laureta Thaqi njëherit Drejtoreshë e Administratës Komunale, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda dhe anëtarë të KKSB-së.

Pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan e miratuan, ishin;

  1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të KKSB-së të mbajtur me datë 18.04.2024; https://kk.rks-gov.net/…/01/DOC-2024-01-09T152411.354.pdf
  2. Gjendja e sigurisë në Komunën e Drenasit, ku ka raportuar Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina
  3. Informim për fushatën “Bashkë për pastërtinë e komunës së Drenasit – zemrën e Kosovës”, ku para anëtarëve të KKSB-së, ka raportuar Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda
  4. Të ndryshme – ne këtë pikë, kanë diskutuar tema të ndryshime anëtarët e KKSB-së.