Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës
2024/12/19 - 4:41
Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41 dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bekim Lestrani, më datë: 30.12.2024 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
- Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal e datës 29.11.2024.
- Plani i Punës i Kuvendit Komunal për vitin 2025.
- Plani i punës Kryetarit të Komunës Drenasit për vitin 2025
- Plani i punës për vitin 2025 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Plani i veprimit për transparencë komunale.
- Rregullore për transparencë komunale.
- Lista e Rreziqeve komunale për vitin 2025.
- Raport i vlerësimit të rreziqeve për Komunës e Drenasit gjatë vitit 2024.
- Raport për zbatimin e Planit të Integritetit për Komunën e Drenasit për vitin 2024.
- Informim i punës në Kuvendin Komunal për aktivitetet e Këshillit për Siguri në Bashkësi nga kryesuesi i KKSB-së për gjashtëmujorin dytë të vitit 2024.
- Të ndryshme .