Republika Kosovo

Glogovac

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

2020/06/10 - 2:44

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

Është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Drenasit, dhe më vota unanime janë miratuar dy pikat e rendit të ditës që ishin të caktuara për këtë mbledhje.

Në mbledhje merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Nazmi Hasi, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale.

Propozim vendimi për Rishikim të buxhetit për vitin 2020 ka kaluar më vota unanime.

Po ashtu edhe kërkesa për aprovimin e kandidatëve për komision në përzgjedhjen e drejtorëve/zv drejtorëve në institucionet edukativo-arsimore në Drenas, ka kaluar me vota unanime.