Drejtoria e Arsimit
Drejtor i Arsimit: Muhamet Gjoka
Data e lindjes : 14.09.1979
Komuna : Drenas
Kontakti: Tel: 049 800 029
E-mail: muhamet.gjoka@rks-gov.net
Arsimimi : ECC. i Diplomuar
Fakulteti : Ekonomik-Drejtimi Menaxhment dhe Informatikë
Master: Ekonomik-Drejtimi Menaxhment dhe Informatikë
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Drejtoratit për Arsim:
- Planifikon zhvillimin e arsimit lokal dhe aftësimin e personelit mësimor, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë;
- Nxitë bashkëpunimin midisi personelit arsimor në raport me nxënësit dhe prindërit;
- Siguron mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve shkollore dhe objekteve tjera përcjellëse me fondet publike të siguruara;
- Nxjerrë rregulla disiplinore për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve në çdo institucion arsimor;
- Merr pjesë në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave dhe bënë përzgjedhjen e arsimtarëve, mësuesve dhe personelit tjetër të shkollave të tri niveleve;
- Punë tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës.