Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
Anita Avdullahu
Drejtoreshë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
Lindur me 16.07.1987 në Zabel të Epërm
Shkollën fillore e kreu në Komoran ndërsa shkollën e mesme në Drenas
Studimet i vazhdoj në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Mbrojtjen e Bimëve (Fitomedisinë) në nivelin bachelor në Prishtinë për të vazhduar edhe ne Master po të njëjtin drejtim.
Ka punuar si eksperte në Ministrin e Bujqësisë në bashkëpunim me disa organizata të huaja po ashtu me IADK dhe Komunën e Drenasit si koordinatore për Komunën e Drenasit.
Dhe së fundi nga viti 2017 në Drejtorin për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural
Detyrat e punës:
- Implementon politikat zhvillimore në sektoret e Bujqësisë.
- Koordinon dhe mbikëqyrë asociacionet Bujqësore.
- Përgatit planet për mbjelljet pranverore, vjeshtore dhe fushaten për korrje-shirje.
- Organizon trajnime dhe këshillime për fermerët.
- Jep pëlqim për rikultivimin e tokave Bujqësore.
- Mban evidencen për tokat Bujqësore .
- Bashkëpunim dhe përkrahjen e aktiviteteve rreth ujitjes në Kompaninë e “Iber Lepencit” .
- Bënë mbrojtjen e resurseve natyrore duke përfshirë pyjet, reren (zhavorin) dhe aktivitetet tjera rreth gurëthyesve.
- Koordinon punët dhe bashkëvepron me OJQ-të që përkrahin aktivitetet Bujqësore.
- Bashkëpunon me agjencionet qeveritare për zhvillimin e rajoneve rurale.
- Planifikon zhvillimin dhe kujdesin permanent të shfrytëzimit të tokës Bujqësore për nevojat dhe intereset e Komunës.
- Bashkëpunimi dhe koordinimi me Ministinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
- Mbrojtja e Pyjeve, Pyllëzimi dhe Ripyllëzimi.
- Planifikimi i Zhvillimit Rural.
- Hulumton resurset natyrore duke përfshirë edhe mbrojtjen e shtazëve dhe bimëve.