Republika e Kosoves

Gllogoc

Sektori i kuvendit

            Komuna Drenas                                                                                                 

Zyra  e Kuvendit Komunal

Liridona Fejza – Ajazi

Shefe e Zyrës së Kuvendit Komunal- Drenas

Tel: +381 38 200 40872

Mob: +383 49 616 014

E-mail: liridona.ajazi@rks-gov.net

 

 

FUNKSIONIMI I KUVENDIT TË KOMUNËS

Kuvendi i Komunës që është organi më i lartë vendimmarrës i Komunës, i cili përbehet prej anëtareve të tij të zgjedhur.
Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë dhe zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale.

Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e parë inauguruese brenda 15 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore. Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës është thirrur nga Kryetari i Komunës. Mandati i anëtarëve të Kuvendit të Komunës është 4 vite. Anëtari më i moshuar i Kuvendit e ka kryesuar mbledhjen derisa Kryesuesi ka  bërë betimin. Anëtarët kanë bërë betimin dhe  e kanë nënshkruar.

Përmbajtja e betimit ishte:

“Unë_____________betohem se do t’i kryej detyrat me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit, si dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si anëtar i Kuvendit të Komunës së Gllogocit, në mënyrë që të sigurohen kushtet për jetë të qetë për të gjithë”

Kuvendi i Komunës ka 31 anëtarë,  miraton Statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme .  Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Statutit miratohet me më shumë se 2/3 e Anëtareve të Kuvendit  si dhe miratuan Rregulloren e punës dhe ndryshimin me shumicën e anëtarëve të Kuvendi.

Anëtari i Kuvendit të Komunës pushon të jetë anëtar:

a)  me rastin e përfundimit të mandatit të tij,
b)  nëse ndërron vendbanimin ku është zgjedhur,
c)  nëse paraqet dorëheqje me shkrim.
d) nëse anëtari ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhri për burgim për gjashtë muaj ose më shumë.
e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre muaj rresht në mbledhje të Kuvendit të Komunës pa arsye apo nëse ligji në fuqi nuk i lejon të kandidohet për anëtar duke e konsideruar të papërzgjedhshëm.

Anëtari i Kuvendit të Komunës në të njëjtën kohë nuk mund të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Komunës nuk mund të delegojë përgjegjësinë e vet për marrjen e Vendimeve lidhur me:

a) Miratimin e Statutit dhe Rregulloren e punës, Rregulloret komunale, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre;
b) miratimin e buxhetit;
c)  miratimin e çështjeve tjera financiare të cilat sipas Statutit dhe Rregullores së punës  janë rezervuar për Kuvendin;
d)  kompensimet për këshilltarët e zgjedhur;
e)  raportin vjetor;
f)  miratimin, ndryshimin dhe anulimin e Rregulloreve Lokale Komunale,
g)  krijimin e Komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;
h)  zgjedhjen e Kryesuesit  të Kuvendit të Komunës;
i)  arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
j)  lartësinë e tarifave dhe ngarkesave;
k)  krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me ligjin në fuqi;
l)  emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve, shesheve  dhe vendbanimeve të tjera publike dhe
ll)  marrjen e vendimeve për tu bashkuar asociacioneve  të komunave të Republikës së Kosovës
Kuvendi i Komunës mund t’i delegojë pushtetin për të marrë  vendime një Komiteti të Kuvendit të Komunës ose Kryetarit të Komunës.

Kuvendi i Komunës mund të revokojë delegimin në çdo kohë.

Vendimi për emërtimin apo për riemërtimin e çfarëdo rrugice, rrugë apo vendi tjetër publik miratohet nga më së paku 2/3 e Këshilltarëve të Kuvendit të Komunës.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës-Kuvendi i Komunës ka zgjedhur  Kryesuesin e Kuvendit të Komunës nga radhët e anëtarëve për një mandat të njëjtë si anëtaret e kuvendit me vota të fshehta.

Forma e zgjedhjes: Për tu zgjedhur në votimin e parë kandidati duhet t’i marrë më shumë së gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur në rast së në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar atëherë dy kandidatët me numër me të madh të votave shkojnë në  votimin e dytë. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjidhet Kryesues i Kuvendit.

Kryesuesi i Kuvendit thërret dhe kryeson  mbledhjet e Kuvendit. Mënyra e thirrjes dhe udhëheqjes së mbledhjeve të Kuvendit  rregullohet me Rregulloren e punës së Kuvendit.

Në mungesë të Kryesuesit të Kuvendit  të Komunës, Rregullorja e Punës rregullon se kush e kryeson mbledhjet e Kuvendit të Komunës.

Kuorumi për të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve të tij përbëhet nga gjysma (50%+ 1) e anëtareve të pranishëm në mbledhje me të drejtë pjesëmarrje dhe votimi.

Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve, të gjithë anëtarët  kanë një votë.  Kryesues i Kuvendit Komunal ka votën vendimtare në rast të numërimit të njëjtë të votave  PËR ose KUNDËR ndonjë propozimi.

Kuvendi dhe Komitetet marrin vendime me votim të hapur, përveç nëse me ligj nuk kërkohet ndryshe.

Vendimet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve të tij merren me shumicën e thjeshtë të këshilltarëve të pranishëm dhe të cilët votojnë, përveç nëse me ligj nuk kërkohet ndryshe.

Kuvendi i Komunës mblidhet sa herë që kjo parashihet me Rregulloren e punës, por mbledhjet e Kuvendit të Komunës mund të thirren edhe nga ¼ i numrit të gjithë këshilltarëve të zgjedhur së paku 7 ditë pune para çfarëdo mbledhjeje të Kuvendit të Komunës ose 3  ditë pune me herët në raste urgjente dhe për mbledhje Këshilltarëve do t’ ju dërgohen thirrjet me material të rendit të ditës.

Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve të tij mbahet procesverbali i cili përfshin emrat e anëtarëve të  pranishëm dhe anëtarëve të ftuar, rendin e ditës, thelbin e diskutimit, rezultatin numerik të votimit dhe propozimet e miratuara apo të refuzuara. Nëse është e nevojshme thirret emri i çdo anëtari dhe në procesverbal  shënohet se si ka votuar secili. Procesverbalin e mban një shërbyes civil komunal i caktuar nga Kryetari i Komunës i cili duhet të miratohet në mbledhjen e ardhshme dhe të njëjtin ka të drejtë ta shikojë çdokush dhe ta marrë një kopje.

Kryesuesi i Kuvendit e nënshkruan procesverbalin e miratuar.

Nëse Kuvendi i Komunës dështon në kryerjen e funksioneve të detyrueshme sipas ligjit apo nëse bëhet jofunksionues në ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve Ministria për Qeverisje Lokale njofton komunën për dështime duke propozuar masa të duhura për sigurimin e qetë të funksionit komunal.

Kuvendi i Komunës konsiderohet jo funksionues nëse:

  1. a)   nuk e zgjedh kryesuesin tridhjetë (30) ditë pas themelimit,
  2. b) nuk miraton Statutin e saj brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas themelimit,
  3. c)   nuk miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin përkatës ose
  4. d)   nuk mban mbledhje për një periudhë më të gjatë së gjashtë muaj.

Ministria e Pushtetit Lokal e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e komunës. Qeveria shpërndanë Kuvendin e Komunës jofunksional.

Zgjedhjet e reja për Kuvend Komunal mbahen në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet Komunale.​

 

KOMITETET E PËRHERSHME  DHE KOMITETET TJERA

 

Kuvendi i Komunës duhet të krijojë Komitetet Këshillëdhënëse Sektoriale që do të mundësojë pjesëmarrjen e qytetareve në procesin e vendimmarrjes. Në emërtimin e anëtareve të këtyre komiteteve, Kuvendi i Komunës duhet të sigurojë një përfaqësim të gjerë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, në krijimin e këtyre komiteteve duhet të  merret parasysh  bilanci gjinor dhe ato duhet te reflektojnë interesat e komuniteteve ekzistuese / apo fshatrave brenda komunës.

Komitetet Këshillëdhënëse duhet të paraqesin pikëpamjet dhe mendimet e qytetareve tek Kuvendi i Komunës, ata gjithashtu duhet të monitorojnë ofrimin e shërbimeve në sektorët relevantë dhe të bëjnë propozime për përmirësimin apo zgjedhjen e problemeve të identifikuara.

Komuna jonë ka të themeluara Komitete të përhershme dhe Komitete Konsultative. Komitete të përhershme janë: Komiteti për Politikë dhe Financa, dhe Komiteti për Komunitete.

Zgjedhja e këtyre komiteteve bëhet sipas udhëzimit Administrativ (MAPL)  Nr. 02/2018 për ndryshimin dhe Plotësimin e udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 03/2014  për procedimin e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e Komiteteve të përhershme në Komuna.

Komitetet Konsultative në Komunë janë të themeluara: Komiteti Konsultativ për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport ( KKAKRS), Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KKZHEMASHMS), Komiteti për Persona me Aftësi të Kufizuara ( KKPAK) dhe Komiteti për Barazi Gjinore (KKBGJ).

Zgjedhja e këtyre Komiteteve bëhet në bazë të udhëzimit Administrativ ( MAPL0 Nr. 01.2016 për procedimin e themelimit, organizimin dhe kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna.

Kuvendi i Komunës nëpërmjet zyrës për informim njofton Publikun të paktën 7 ditë para mbledhjeve të rregullta ose 3 ditë para mbledhjeve të jashtëzakonshme, ndër të tjera me mjetet e mëposhtme:

  1. a)  Shpallja publike në vendet më të frekuentuara brenda territorit të Komunës;
  2. b)  Me komunikatë për median e shkruar dhe elektronike lokale si  dhe
  3. c)   Ueb faqes  dhe Facebook-ut së Komunës.

Njoftimet publike përmbajnë:

  1. a)  Datën e mbledhjes;
  2. b)  Kohën e mbledhjes;
  3. c)  Vendin e  mbajtjes së mbledhjes; dhe
  4. d)  Rendin e ditës.

Komitetet nëpërmjet zyrës  për informim njoftojnë publikun 3 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e mbledhjeve.

Çdo anëtar i publikut i cili merr pjesë në mbledhjen e Kuvendin Komunal dhe Komiteteve të tij, me lejen e kryesuesit të takimit, bënë pyetje dhe i drejtohet mbledhjes. Rregullorja e punës rregullon të drejtat dhe veprimet e udhëheqësit të mbledhjes gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Të gjithë  anëtarët e Komiteti për Politikë dhe Financa emërohen nga radhët e anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Anëtarësimi në çdo rast pasqyron në mënyrë sa më të  përafërt  proporcionin e  nivelit të përfaqësimit të partive politike dhe përfaqësimin gjinor  në Kuvendin e Komunës.

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa nuk kanë të drejtë të jenë edhe anëtarë të Komiteteve tjera.

Mbledhjet  e Komitetit për Politikë dhe Financa kryesohen nga Kryesuesi i Kuvendit të  Komunës. Në mungesë të Kryesuesit mbledhjet kryesohen nga njëri prej anëtarëve të këtij Komiteti, kryesuesit e Komiteteve tjera marrin pjesë në mbledhje të këtij Komiteti.

Komiteti për Politikë dhe Financa është përgjegjës për shqyrtimin e të gjitha politikave, dokumenteve fiskale dhe financiare,  propozimin e buxhetit,  formulimin dhe hulumtimin e drejtimit strategjik të Komunës në të ardhmen, planin vjetor të prokurimit, rregulloren vjetore për tatime, tarifa dhe pagesa, planin vjetor të punës për auditim të brendshëm, buxhetin vjetor afatmesëm dhe çdo ndryshim të buxhetit gjatë vitit fiskal dhe marrjen e raporteve nga kryetari dhe dorëzimi i rekomandimeve Kuvendit të Komunës si dhe shqyrton raportet e punës vjetore të  Ndërmarrjeve Publike që janë themeluar nga Kuvendi  dhe shqyrton Propozim -Rregulloret që i aprovon Kuvendi i Komunës.

Komuna e Drenasit  nuk ka komunitet tjera të  cilat do mund të identifikohen me një gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe dhe nga kjo bazë  nuk formohet Komiteti për Komunitete.

Komitetet tjera që formohen,  përbëhen prej 5 anëtarëve shumica e anëtarëve të këtyre komiteteve emërohen nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, duke respektuar përfaqësimin e partive politike dhe përfaqësimin gjinor në Kuvend.

Emërimi i anëtarëve jashtë Kuvendit të Komunës duhet të bëhet duke respektuar përvojën adekuate dhe kriteret profesionale.

Kompensimi për anëtarët e KK

Kompensimi për Anëtaret e Kuvendit të Komunës dhe anëtarëve të komiteteve për punën që ata e bëjnë për komunën bëhet sipas rregullave të përcaktuara nga Autoriteti Qendror i Kosovës.

Anëtarët e komiteteve tjera kompensohen për punën që ata e bëjnë për komunën me një shumë për pjesëmarrje e përcaktuar me vendim të veçantë  50 €.

Konflikti i interesit i anëtarëve të KK

Anëtaret e Kuvendit të Komunës nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Drejtorëve në Komunë,  si dhe Shërbyes Civil e as Udhëheqës i zyrave dhe seksioneve në Komunën ku janë zgjedhur.

Përjashtimet për shkak të konflikteve të interesit bëhen në bazë të Nenit 38 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe shënohen në procesverbalin e mbledhjes të Kuvendit të Komunës dhe trupave të saj.

Anëtarët që kanë konflikt të interesit në lidhje me një çështje të caktuar nuk flasin e as të votojnë për çështjen për të cilën kanë konflikt të interesit dhe dalin nga salla e mbledhjes atëherë kur diskutohet ajo çështje.

Nëse vjen deri tek ndonjë konflikt potencial i interesit pasi që është marrë vendimi, por para se të implimentohet ai, vendimi suspendohet dhe çështja hetohet.

Nëse arrihet në përfundimin se ka ekzistuar konflikti i interesit, vendimi anulohet tërësisht dhe bëhet një votim i ri.

Shqyrtimi i rregullt i ligjshmërisë: –neni 80,i Ligjit NR. 030 Për Vetëqeverisje Lokale,

Neni 80.1 Kryetari i Komunës i dërgon autoritetit mbikëqyrës listën e të gjitha akteve të miratuara nga Kryetari dhe Kuvendi në muajin paraprak,deri me datën 10 të çdo muaji.          Neni 80.2 Autoriteti mbikëqyrës ka të drejtë të mbikëqyrë çdo akt i cili nuk është kontrolluar sipas procedurave të shqyrtimit të detyrueshëm,brenda 30 ditësh pas pranimit të listës së përmendur në paragrafin 1 të këtij neni.