FUNKSIONIMI I KUVENDIT TË KOMUNËS
Kuvendi i Komunës që është organi më i lartë vendimmarrës i Komunës, i cili përbehet prej anëtareve të tij të zgjedhur.
Kuvendi i Komunës është organi më i lartë në Komunë dhe zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët në pajtim me Ligjin mbi Zgjedhjet Lokale.
Kuvendi i Komunës ka mbajtur mbledhjen e parë inauguruese brenda 15 ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve zgjedhore. Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës është thirrur nga Kryetari i Komunës. Mandati i anëtarëve të Kuvendit të Komunës është 4 vite. Anëtari më i moshuar i Kuvendit e ka kryesuar mbledhjen derisa Kryesuesi ka bërë betimin. Anëtarët kanë bërë betimin dhe e kanë nënshkruar.
Përmbajtja e betimit ishte:
“Unë_____________betohem se do t’i kryej detyrat me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit, si dhe do t’i ushtroj autorizimet e mia si anëtar i Kuvendit të Komunës së Gllogocit, në mënyrë që të sigurohen kushtet për jetë të qetë për të gjithë”
Kuvendi i Komunës ka 31 anëtarë, miraton Statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme . Vendimi për miratimin apo ndryshimin e Statutit miratohet me më shumë se 2/3 e Anëtareve të Kuvendit si dhe miratuan Rregulloren e punës dhe ndryshimin me shumicën e anëtarëve të Kuvendi.
Anëtari i Kuvendit të Komunës pushon të jetë anëtar:
a) me rastin e përfundimit të mandatit të tij,
b) nëse ndërron vendbanimin ku është zgjedhur,
c) nëse paraqet dorëheqje me shkrim.
d) nëse anëtari ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhri për burgim për gjashtë muaj ose më shumë.
e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre muaj rresht në mbledhje të Kuvendit të Komunës pa arsye apo nëse ligji në fuqi nuk i lejon të kandidohet për anëtar duke e konsideruar të papërzgjedhshëm.
Anëtari i Kuvendit të Komunës në të njëjtën kohë nuk mund të jetë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Komunës nuk mund të delegojë përgjegjësinë e vet për marrjen e Vendimeve lidhur me:
a) Miratimin e Statutit dhe Rregulloren e punës, Rregulloret komunale, ndryshimin dhe shfuqizimin e tyre;
b) miratimin e buxhetit;
c) miratimin e çështjeve tjera financiare të cilat sipas Statutit dhe Rregullores së punës janë rezervuar për Kuvendin;
d) kompensimet për këshilltarët e zgjedhur;
e) raportin vjetor;
f) miratimin, ndryshimin dhe anulimin e Rregulloreve Lokale Komunale,
g) krijimin e Komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;
h) zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës;
i) arritjen e marrëveshjeve ndërkomunale dhe brenda komunale;
j) lartësinë e tarifave dhe ngarkesave;
k) krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me ligjin në fuqi;
l) emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve, shesheve dhe vendbanimeve të tjera publike dhe
ll) marrjen e vendimeve për tu bashkuar asociacioneve të komunave të Republikës së Kosovës
Kuvendi i Komunës mund t’i delegojë pushtetin për të marrë vendime një Komiteti të Kuvendit të Komunës ose Kryetarit të Komunës.
Kuvendi i Komunës mund të revokojë delegimin në çdo kohë.
Vendimi për emërtimin apo për riemërtimin e çfarëdo rrugice, rrugë apo vendi tjetër publik miratohet nga më së paku 2/3 e Këshilltarëve të Kuvendit të Komunës.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës-Kuvendi i Komunës ka zgjedhur Kryesuesin e Kuvendit të Komunës nga radhët e anëtarëve për një mandat të njëjtë si anëtaret e kuvendit me vota të fshehta.
Forma e zgjedhjes: Për tu zgjedhur në votimin e parë kandidati duhet t’i marrë më shumë së gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur në rast së në votimin e parë asnjëri prej kandidatëve nuk e siguron shumicën e kërkuar atëherë dy kandidatët me numër me të madh të votave shkojnë në votimin e dytë. Kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur do të zgjidhet Kryesues i Kuvendit.
Kryesuesi i Kuvendit thërret dhe kryeson mbledhjet e Kuvendit. Mënyra e thirrjes dhe udhëheqjes së mbledhjeve të Kuvendit rregullohet me Rregulloren e punës së Kuvendit.
Në mungesë të Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Rregullorja e Punës rregullon se kush e kryeson mbledhjet e Kuvendit të Komunës.
Kuorumi për të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe Komiteteve të tij përbëhet nga gjysma (50%+ 1) e anëtareve të pranishëm në mbledhje me të drejtë pjesëmarrje dhe votimi.
Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve, të gjithë anëtarët kanë një votë. Kryesues i Kuvendit Komunal ka votën vendimtare në rast të numërimit të njëjtë të votave PËR ose KUNDËR ndonjë propozimi.
Kuvendi dhe Komitetet marrin vendime me votim të hapur, përveç nëse me ligj nuk kërkohet ndryshe.
Vendimet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve të tij merren me shumicën e thjeshtë të këshilltarëve të pranishëm dhe të cilët votojnë, përveç nëse me ligj nuk kërkohet ndryshe.
Kuvendi i Komunës mblidhet sa herë që kjo parashihet me Rregulloren e punës, por mbledhjet e Kuvendit të Komunës mund të thirren edhe nga ¼ i numrit të gjithë këshilltarëve të zgjedhur së paku 7 ditë pune para çfarëdo mbledhjeje të Kuvendit të Komunës ose 3 ditë pune me herët në raste urgjente dhe për mbledhje Këshilltarëve do t’ ju dërgohen thirrjet me material të rendit të ditës.
Në të gjitha mbledhjet e Kuvendit të Komunës dhe të Komiteteve të tij mbahet procesverbali i cili përfshin emrat e anëtarëve të pranishëm dhe anëtarëve të ftuar, rendin e ditës, thelbin e diskutimit, rezultatin numerik të votimit dhe propozimet e miratuara apo të refuzuara. Nëse është e nevojshme thirret emri i çdo anëtari dhe në procesverbal shënohet se si ka votuar secili. Procesverbalin e mban një shërbyes civil komunal i caktuar nga Kryetari i Komunës i cili duhet të miratohet në mbledhjen e ardhshme dhe të njëjtin ka të drejtë ta shikojë çdokush dhe ta marrë një kopje.
Kryesuesi i Kuvendit e nënshkruan procesverbalin e miratuar.
Nëse Kuvendi i Komunës dështon në kryerjen e funksioneve të detyrueshme sipas ligjit apo nëse bëhet jofunksionues në ushtrimin e të drejtave themelore të qytetarëve Ministria për Qeverisje Lokale njofton komunën për dështime duke propozuar masa të duhura për sigurimin e qetë të funksionit komunal.
Kuvendi i Komunës konsiderohet jo funksionues nëse:
Ministria e Pushtetit Lokal e njofton Qeverinë e Republikës së Kosovës për mosfunksionimin e komunës. Qeveria shpërndanë Kuvendin e Komunës jofunksional.
Zgjedhjet e reja për Kuvend Komunal mbahen në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet Komunale.